SYRI TV/ Siguria ushqimore në pikëpyetje, Filloreta Prifti: Fokus është sasia e fitimi

15:37, 14/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mungesa e kontrolleve dhe laboratorëve ka bërë që edhe vetë fermerët të ngrenë pikëpyetje për sigurinë ushqimore të produkteve që konsumojnë qytetarët shqiptarë. Fermerja dhe pedagogia Filloreta Prifti tregon se fokusi i prodhuesve dhe tregtarëve është rritja e sasisë dhe fitimit, dhe jo cilësia e prodhimit për konsumatorët.

Siguria ushqimore në Shqipëri vijon të mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për konsumatorët dhe prodhuesit vendas. Në një treg ku produktet vendase dhe ato të importuara bashkëjetojnë çdo ditë në raftet e dyqaneve, shpesh ngrihen pikëpyetje për cilësinë, origjinën dhe kontrollin e ushqimeve që konsumojnë qytetarët. Fermerja dhe pedagogia Filloreta Prifti ngre alarmin për këtë situatë, duke theksuar se në vend mungon kontrolli i mirëfilltë mbi cilësinë e produkteve ushqimore.

Prifti thekson se fokusi i shumë prodhuesve dhe tregtarëve është rritja e sasisë dhe fitimit, ndërsa cilësia dhe vlerat ushqyese lihen në plan të dytë.

Sipas fermeres, përveç institucioneve që duhet të forcojnë mbikëqyrjen, edhe vetë qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të kërkojnë më shumë transparencë për atë që konsumojnë.

Në një situatë ku siguria ushqimore mbetet një shqetësim në rritje, fermerja apelon për më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët dhe përgjegjësi më të madhe nga institucionet dhe prodhuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco