Nisin në Durrës festimet pēr  Ditën e Verës, aktivitete dhe atmosferë festive në qendër të qytetit

Nisin në Durrës festimet pēr Ditën e Verës, aktivitete dhe atmosferë festive në qendër të qytetit

11:37, 14/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Sheshi kryesor është veshur me dekor shumëngjyrësh pranveror, ndërsa qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të shëtisin dhe të shijojnë atmosferën e festës.
 
Në shesh është hapur edhe një panair me produkte artizanale, ku ekspozohen punime të ndryshme tradicionale dhe suvenire, ndërsa nuk mungojnë as simbolikat e kësaj dite, si veroret dhe ëmbëlsirat tradicionale, ballokumet e Elbasanit.
 
Gjallëri dhe në bregdet, ku dita plot diell fton vendas e vizitorë të ndryshëm të kalojnë bukur këtë ditë feste dhe fundjavën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco