Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

SYRI TV/ 73-vjeçari nga Labinoti agjëron prej fëmijërisë, Skorra: Agjërimi si përkushtim e forcë shpirti

SYRI TV/ 73-vjeçari nga Labinoti agjëron prej fëmijërisë, Skorra: Agjërimi si përkushtim e forcë shpirti

14:49, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Ibrahim Skorra, 73 vjeç nga Labinot Katund vijon të agjërojë edhe këtë vit duke shënuar plot 60 Ramazane që nga mosha 12-vjeçare. Për të, agjërimi nuk është vetëm detyrim fetar, por një përjetim i thellë shpirtëror që e ka ruajtur edhe gjatë viteve të diktaturës.

SYRI TV

Në Labinot Katund të Elbasanit jeton Ibrahim Skorra, 73-vjeçari që e ka kthyer agjërimin në një ritual të përhershëm të jetës së tij.

Që nga mosha 12-vjeçare ai nuk e ka ndërprerë këtë praktikë fetare dhe këtë vit shënon Ramazanin e 60-të që agjëron.

Pavarësisht moshës, Ibrahim Skorra vijon ta mbajë agjërimin me të njëjtin përkushtim dhe dëshirë si në rininë e tij.

Për të, agjërimi nuk është thjesht një detyrim fetar, por një mënyrë për të forcuar shpirtin dhe për të ruajtur lidhjen me besimin.

73-vjeçari rrëfen se rruga e tij e besimit nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.

Edhe gjatë viteve të diktaturës, kur praktikat fetare ishin të ndaluara dhe duhej treguar shumë kujdes, ai nuk hoqi dorë nga agjërimi dhe përpiqej ta mbante atë në heshtje.

Për Ibrahim Skorrën, agjërimi është një përvojë e thellë shpirtërore që e shoqëron jo vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai tregon se shpesh agjëron edhe në ditë të tjera të vitit duke e konsideruar këtë një mënyrë për të ruajtur disiplinën e brendshme dhe për të ushqyer besimin.

Në moshën 73-vjeçare, Ibrahim Skorra mbetet një shembull i përkushtimit dhe i besimit të palëkundur duke dëshmuar se traditat dhe vlerat shpirtërore mund të mbeten të gjalla përgjatë gjithë jetës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco