Prej shumë kohësh, banorët e Shëngjinit të Vjetër në Lezhë kërkojnë investime në zonën e frekuentuar nga turistët. Ata shprehen se janë lënë në harresë dhe se premtimet për infrastrukturën rrugore kanë mbetur vetëm në letër. Banorët thonë se janë ankuar, por askush nuk i ka dëgjuar.
Shëngjini i Vjetër vazhdon të mbetet jashtë vëmendjes së Bashkisë së Lezhës, edhe pse ndodhet pranë një zone të njohur turistike. Banorët e kësaj zone përballen çdo ditë me vështirësi për shkak të mungesës së infrastrukturës bazë.
Sipas banorëve, gjendja e rrugëve dhe mungesa e investimeve e bëjnë të vështirë lëvizjen dhe zhvillimin normal të jetës në këtë zonë. Sipas tyre, prej kohësh u është premtuar se rruga do të shtrohet dhe kushtet do të përmirësohen, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar.
Edhe pse Shëngjini frekuentohet nga shumë vizitorë gjatë verës, mungesa e investimeve në infrastrukturë vazhdon të mbetet një problem për zonën.
© SYRI.net