Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

SYRI TV/ Gjuetia me dinamit dëmton bregdetin e Vlorës, specialistët: Shpërthimi shkatërron habitatin

14:35, 12/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në bregdetin e Vlorës gjuetia me dinamit mbetet një problem. Sipas specialisteve kjo mënyrë dëmton faunën dhe largon peshkun nga zona, duke sjellë pasoja të rënda për ekosistemin. Ata bëjnë thirrje që të merren masa dhe peshkatarët mos përdornin lëndën plasëse për të kapur peshk.

SYRI TV

Gjuetia e paligjshme me dinamit përgjatë vijës bregdetare të Vlorës, përfshirë zonën e Karaburunit madje dhe ishullin e Sazanit, vijon të mbetet një shqetësim serioz.

Specialisti i zonave te mbrojtura Nexhip Hysolakoj  thote shpërthimet shkatërrojnë habitatet detare, dëmtojnë rëndë faunën dhe largojnë peshkun nga zona, duke sjellë pasoja të rënda për ekosistemin dhe për aktivitetin e qëndrueshëm të peshkimit.

 

Peshkatari me përvojë Sherif Dyrmishi thekso se gjuetia me dinamit demton shumimin e peshqve.

Dy ditë më parë një fokë e ngordhur është gjetur bregdetin e Orikumit.

Kanë qenë peshkatarët e zonës që e panë gjitarin të shtrirë në vijën bregdetare dhe njoftuan për rastin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco