Banorët në Porto Romano të Durrësit rrezikojnë të mbetën pa shtëpi nëse erozioni i tokës do të vijojë dhe nëse institucionet nuk marrin masa. Ata shprehen se çarja e tokës nuk janë ndalur ditët e fundit dhe gjithashtu ka nisur krisja edhe e mureve rrethuese. Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi do të mbeten në qiell të hapur nëse rrëshqitja nuk ndalet
Nga SYRI TV
Erozioni që po gërryen kodrën po rrezikon dhjetëra banesa në zonën e Porto Romanos. 10 ditët e fundit situata është mjaft problematike, pasi rruga që përshkon këtë zonë ka çarje të konsiderueshme, ndërkohë që tek muret rrethuese dhe oborret e banesave, çarjet e tokës janë evidente. Banorët thonë se kanë njoftuar edhe njësinë administrative, por askush nga autoritetet nuk ka ardhur ta shohë nga afër situatën.
Nëse rrëshqitja e tokës do të vijojë situata mund të kthehet dramatike pasi rrezikojnë një numër i madh banesash dhe banorët thonë se do të mbeten pa shtëpi
Fenomeni vijon prej disa vitesh, por nëse nuk ndërhyhet nga autoritetet kjo zonë do të mbetet e izoluar.
© SYRI.net