Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

20:06, 24/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Shqipëri.

Sipas informacionit nga Qendra Evropiane e Sizmologjisë (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 24 shkurt 2026, në orën 20:00:06 me kohën lokale. Epiqendra është përcaktuar në një zonë mes Elbasanit dhe Lushnjës, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë në disa qytete të vendit, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco