SYRI TV/ 30 kamionë të bllokuar në Qafë Thanë, kamionistët turq ngrejnë alarmin

15:55, 24/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Plot 30 kamionë që kanë ardhur nga pika kufitare e Kapshticës kanë mbetur të bllokuar prej 3 ditësh në Qafë Thanë. Shkak është bërë bllokimi i qarkullimit në Librazhd si pasojë e shembjes së rrugës. Ata janë detyruar që të kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut dhe për t’u futur në Shqipëri e për t’u shpërndarë në qytetet e tjera të vendit. Bllokimi i tyre ka shkaktuar kolona të gjata dhe qarkullimi është i ngadalshëm. Disa kamionistë turq janë shprehur se kanë dy deri në tre ditë që qëndrojnë të bllokuar, ndërsa po përballen me mungesë ushqimi dhe kushte bazike, duke ndikuar edhe në shëndetin e tyre.

Ata bëjnë apel që të jepet një zgjidhje për kalimin e tyre, pasi kanë familjet që po i presin.

Kemi rreth 1 javë që presim. Na vjen keq, por kemi familje. Unë kam 1 fëmijë 2 vjeç. Domethënë fiks u bënë 4 ditë dhe po na mbaron ushqimi, uji, e me sa di unë edhe 1 vakt kam e më pas do pi edhe kafen e fundit. Rrimë shtrirë brenda në kamion, por edhe nafta po na mbaron, duhet të ikim poshtë të marrim naftë. Të presësh në këto kushte është e vështirë. Nga këtu do ikim në Durrës e, me lejen e Zotit, dalim nga Shqipëria sa të hapet rruga.


U bë kaq kohë që presim, kemi që të dielën që presim këtu, koha është e ftohtë. Duhet të hapet rruga që të çojmë ngarkesën. Po na mbaron ushqimi, sot me sa shoh është vakti i fundit se na mbaroi edhe buka edhe uji. Sa mall keni? Atë nuk e di, unë e di firma. Ne kemi problem të madh sa të na hapet rruga e të ikim.

Ndërkohë, rrugët alternative për të dalë në qytetet e tjera janë Maliq–Lozhë–Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Përmet, por nuk është e lejueshme për mjete të tonazhit të rëndë për shkak të çarjeve dhe shembjeve, si dhe rrugës së ngushtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco