Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Përkeqësohet moti/ Ndalohen mjetet e vogla lundruese në Vlorë sot e nesër

Përkeqësohet moti/ Ndalohen mjetet e vogla lundruese në Vlorë sot e nesër

14:50, 28/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike detare, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për datat 28–29 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi hyn në fuqi duke filluar nga ora 06:00 e datës 28 janar 2026 dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të datës 29 janar 2026. Gjatë kësaj periudhe parashikohet erë me drejtim Jug–Juglindje, me forcë 6–7 ballë, shpejtësi 15–25 m/s dhe dallgëzim nga 1.50 deri në 2.50 metra.

Kapiteneria e Portit Vlorë u bën thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të bashkëpunojnë për marrjen e masave të nevojshme, në mënyrë që të shmangen situata të papritura si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Kërkohet sigurimi i mjeteve në port dhe rritja e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 29 janar 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco