'Nga 5 metra, 100 metra', Pas protestës së banorëve, varrezat e Elbasanit largohen nga banesat

'Nga 5 metra, 100 metra', Pas protestës së banorëve, varrezat e Elbasanit largohen nga banesat

15:36, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e lagjes “Mima Traxhiu” në Elbasan janë ngritur në protestë ditën e djeshme, kundër vendimit të bashkisë për zgjerimin e varrezave të qytetit në një parcelë ngjitur me banesat e tyre, në disa raste vetëm 5 metra larg.

Fale transmetimit të kronikës në Syri TV, situata e tensionuar në lagjen “Mima Traxhiu” në Elbasan ka marrë një zhvillim të ri, pas protestës së banorëve që ishin të shqetësuar për afërsinë e varrezave të zgjeruara nga bashkia, që në disa raste arrinin deri në 5 metra nga banesat e tyre. 

Lexo edhe: 'Varreza 5 metra larg shtëpisë', banorët e Elbasanit në protestë: Po na detyrojnë të largohemi

Për t’i dhënë fund kësaj “përplasjeje” mes qytetarëve dhe administratës, nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, bashkë me punonjës të tjerë të administratës, kanë zbritur në terren për të inspektuar situatën.

Pas një vizite të shpejtë dhe premtimeve të zakonshme, ata i sigurojnë banorët se do të ndërmerren masa dhe se varrezat nuk do të jenë më 5 metra larg, por 100 metra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco