Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Kaos në QSUT pas ikjes së dritave, transferohen pacientët, nxirren nga kujdesi intensiv

Kaos në QSUT pas ikjes së dritave, transferohen pacientët, nxirren nga kujdesi intensiv

22:13, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë u shënua mbrëmjen e sotme në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar punën në repartin më kritik të spitalit kanë denoncuar qytetarët.

Ikja e korrentit ka krijuar një gjendje pasigurie totale për stafin dhe familjarët. Për shkak të dështimit të sistemit elektrik dhe pamundësisë për të mbajtur kushtet e nevojshme brenda dhomave të kujdesit intensiv, pacientët po nxirren me shpejtësi dhe po transferohen nëpër korridoret e spitalit.

JOQ ka publikuar dhe video të QSUT në errësirë. Në denoncimet e qytetarëve,  dhe familjarë të pacientëve thuhet se situata doli jashtë kontrollit, duke krijuar kaos dhe pasiguri totale dhe paralizuar punën e stafit mjekësor dhe duke alarmuar të afërmit e të shtruarve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, për shkak të dështimit të sistemit elektrik dhe pamundësisë për të garantuar kushtet minimale në dhomat e kujdesit intensiv, pacientët janë nxjerrë me urgjencë nga reanimacioni dhe janë transferuar nëpër korridoret e spitalit.

Një qytetar i pranishëm në QSUT tregoi panikun

“Situata doli jashtë kontrollit. Ka ikur korrenti dhe pacientët po i nxjerrin nga reanimacioni nëpër korridore. Nuk dihet se çfarë po bëhet, jemi në ankth të plotë sepse dritat nuk po vijnë.”

Një tjetër qytetar shkruante: Rast emergjent ju lutem postojeni ta shohë i nderuari Kryeministri ynë. Shikoni çfarë bëhet tek spitali ‘Nënë Tereza’, nuk ka drita dhe kemi njerëzit në reanimacion. S’ka drita në reanimacion.” Edhe brenda sallave.” U hap dera e sallave dhe s’kishte drita brenda. Ana e reanimacionit pa energji. Këtu të vdesin me zor.”

Ky denoncim ngre pikëpyetje të mëdha mbi gatishmërinë e gjeneratorëve dhe sistemit të emergjencës në spitalin më të madh në vend.

Si është e mundur që një repart ku jeta e qytetarëve varet drejtpërdrejt nga aparaturat elektrike, të mbetet në errësirë dhe pacientët të përfundojnë në korridor në vend që të trajtohen në kushte optimale?

Deri më tani, drejtoria e QSUT-së nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar për shkaqet e këtij defekti teknik dhe masat që po merren për të rikthyer normalitetin dhe sigurinë për pacientët që ndodhen në gjendje kritike.

 

REAGON QSUT

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme. 

QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.

QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco