Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 46-të kundër qeverisë: Rama jepe dorëheqjen

Përmbytjet në Shkodër/ 800 ha tokë bujqësore nën ujë, rrugët e Obotit shfaqin problematika

Përmbytjet në Shkodër/ 800 ha tokë bujqësore nën ujë, rrugët e Obotit shfaqin problematika

09:25, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas përmbytjeve të ditëve të fundit, disa zona të Bashkisë Shkodër mbeten të prekura nga prezenca e ujit. Ndërkohë që niveli i ujit ka shënuar ulje të lehta, rrugët dhe tokat bujqësore vazhdojnë të jenë të prekur.

Në zonën Obot, aksi rrugor që lidh fshatin me rrugën kryesore ka prezencë uji rreth 100 cm, duke shënuar një ulje prej 10 cm krahasuar me ditën e djeshme.

LEXO EDHE: Shkodër/ Automjetet e ushtrisë zëvendësohen me varka, rritet sipërfaqja e përmbytur nga HEC-et

Në Njësinë Administrative Dajç, zonat Urrelat–Shirq raportojnë ulje të nivelit të ujit rreth 10 cm, por prezenca e ujit mbetet në kanalet kulluese të tokave bujqësore pa depërtim në banesa.

Sipërfaqja e tokës bujqësore me ujë në të gjithë bashkinë është aktualisht:

Dajç: 80 ha

Velipojë: 120 ha

Ana e Malit: 550 ha

Bërdicë: 50 ha

Totali: 800 ha

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco