Në Obot të Bashkisë Shkodër, situata nga përmbytjet po rëndohet dita-ditës.
Automjetet e ushtrisë janë zëvendësuar me varka për të siguruar qarkullimin, pasi rrugët janë të mbuluara nga uji.
LEXO EDHE: Fierza rrezikon kuotën maksimale, liqeni vetëm 3 metra larg – Prurjet 900 m³/s
Autoritetet vendore njoftojnë se rritja e sipërfaqes së përmbytur në zonë është shkaktuar kryesisht nga shkarkimet e HEC-eve gjatë ditëve të fundit.
Banorët po përballen me vështirësi të mëdha në lëvizje dhe në sigurimin e nevojave bazë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të parandaluar dëme më të mëdha.
Lexo: Dyfishohet sipërfaqja e tokave të përmbytura në Shkodër
Eshtë rritur ndjeshëm sipërfaqja e tokës nën ujë në bashkinë e Shkodrës në krahasim me një ditë më parë. Megjithëse situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, problematika vijon të mbetet prania e ujit në sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, e vlerësuar rreth 945 hektarë, gati dyfishi në krahasim me një ditë më parë ku emergjencat raportuan se kemi të bëjmë me 525 ha tokë nën ujë.
© SYRI.net