Një rrëshqitje dheu dhe gurësh është regjistruar në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë, pranë zonës së njohur si “Shkalla e Zezë”, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në këto ditë me fluks të lartë trafiku.
Problematika ka disa orë që është shfaqur, ndërsa drejtuesit e automjeteve raportojnë se lëvizja në këtë segment rrugor po kryhet me vështirësi dhe me rrezik.
Pavarësisht situatës, deri më tani nuk raportohet prania e firmave përkatëse apo e mjeteve të pastrimit në terren për normalizimin e qarkullimit.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë aks, ndërsa pritet ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për pastrimin dhe sigurimin e rrugës.
© SYRI.net