Prej dy javësh qyteti i Peshkopisë është i mbuluar nga mjegulla, një fenomen ky shumë i rrallë për qytetin verilindor.
Banorët e Peshkopisë thonë se ky është rast unik që mjegulla të qëndrojë kaq gjatë.
Në hyrje të qytetit të Peshkopisë është bërë burim aksidentesh ku brenda pak ditësh ka patur të paktën 3 raste të përplasjes së automjeteve me rreth 10 persona të lënduar që kanë përfunduar në spital.
Banorët e Dibrës thonë se prania e mjegullës po shkakton probleme të rrugëve respiratore kryesisht tek mosha e tretë dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Po ashtu, prania e mjegullës është bërë shkak për shtyrjen tre herë të ndeshjes së kategorisë së parë në futboll mes ekipit të Korabit dhe atij të Burrelit.
© SYRI.net