SYRI TV/ Durrës - 41-vjeçari humbi këmbën pas një aksidenti, bën apel për ndihmë: Një protezë...

11:25, 10/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

41-vjeçari Aleks Lugja i është drejtuar Syri Televizion për të shprehur apelin e tij për ndihmë. Pas një aksidenti në punë Lugja ka humbur këmbën  dhe aftësinë për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Lugja bën thirrje për ndihmë për të mbështetur familjen ekonomikisht dhe një protezë që do I jepte mundësinë atij të ecte edhe një herë.

Syri tv

Kjo është historia e 41-vjeçarit Aleks Lugja i cili më 31 maj 2025 ka pësuar  një aksident të rëndë në punë, ku një piru i  ka shtypur këmbën.

Më 10 qershor  është operuar për herë të parë dhe pas një muaji në spital, infeksioni ishte shumë i rëndë dhe më 5 korrik doktorët janë detyruar ti amputojnë këmbën e majtë.

Të hënën më 24 nëntor eshte operuar per here të  tretë sepse palca e kockës i ishte infektuar.

41-vjeçari bën apel për ndihmë që të mund të sigurojë të ardhmen për familjen e tij(për të dhuruar ndihmë kontaktoni 0685854064), mjekimin për këmbën  si dhe një protezë që do i mundësonte lëvizjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco