‘Ngrin’ Korça/ Termometri shkon deri në -4 gradë celcius

‘Ngrin’ Korça/ Termometri shkon deri në -4 gradë celcius

10:41, 10/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Juglindje të vendit, temperaturat kanë shënuar ulje të mëdha gjatë ditëve të fundit. Sipas të dhënave, termometri ka regjistruar deri në -4 gradë celsius, ndërsa janë shoqëruar me mjegull këtë mëngjes e cila ka qenë prezente në qytetin e Korçës

Vështirësi në fushëpamje ka patur edhe në akset nacionale Korçë - Pogradec, Korçë - Devoll, Korçë - Ersekë dhe Maliq – Gramsh. Policia e qarkullimit rrugor u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të kenë kujdes të shtuar në këto segmente.

Temperaturat e ulëta pritet të shoqërojnë juglindjen përgjatë këtyre 7 ditëve, ku në fshatrat malore të Dardhës apo në majë të Mashkullores ka raste kur temperaturat arrijnë deri në -7 gradë celsius. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco