Fermerët e zonës së Maliqit në Korcë si dhe ata të zonës së Buzmadhit në Fier, kanë pësuar dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të keq. Në Maliq, si pasojë e përmbytjeve, dhjetra hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa fermerët shprehen se nuk kanë arritur të mbledhin prodhimet e tyre. Nga ana tjetër, rreth 1.2 ha sera me luleshtrydhe janë dëmtuar nga era e fortë në Buzmadh të Fierit
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha të parcelave buqesore në Fushën e Maliqit. Dhjetra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.
Fermerët e zonës janë thuajse të pashpresë ndërsa theksojnë që një pjesë të prodhimeve ende nuk arriten t’i hiqnin nga parcela, duke u përmbytur nga vërshimi i ujit. Agron Guri tregon se 2 ha patate kanë mbetur në parcelë, ndersa Bashkim Guri thote se 15 dynym misër janë të përmbytura. Fermerët kërkojnë ndihmën nga shteti, që edhe këtë herë duket se i ka lënë në harresë
Neglizhenca ne hapjen e kanaleve per kullim dhe mospastrimi i lumit ka sjellë një situatë të tillë, ndërkohë që nga ana tjeter, kostot e jane kolosale
Ndërkohë dëme të konsiderueshme si pasojë e motit të keq, kanë pësuar edhe feremerët e zonës së Buzmadhit në zonën e Cakranit në Fier. Sipërfaqe të konsiderueshme me sera, kryesisht me luleshtrydhe janë dëmtuar si pasojë e erërave të forta, ndërsa fermerët e zonës bëjnë apel për ndihmë
© SYRI.net