Kukës, 04.11.2025 – Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:10 paraqitet e qetë dhe pa incidente emergjente.
Autoritetet raportojnë se:
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Nuk ka probleme emergjente të raportuara nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has.
Furnizimi me energji elektrike është i rregullt në të gjithë qarkun, përveç zonave Zapod, Topojan dhe Shishtavec në bashkinë Kukës.
Furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.
Banorët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të qëndrojnë të informuar për çdo ndryshim të mundshëm në situatë.
© SYRI.net