Në zonën e Maliqit, vjelja e mollës, një nga kulturat më të rëndësishme bujqësore, po zhvillohet këtë vit nën kushte të vështira. Dëmtimet në disa parcela kanë ndikuar në uljen e rendimentit dhe cilësisë së frutave, duke e bërë të pamundur për shumë fermerë të mbulojnë shpenzimet e prodhimit.
Shumë prej mollëve që nuk arrijnë standardet e tregut përfundojnë për përpunim me çmime të ulëta, rreth 140–150 lekë për kilogram, duke mos siguruar as fitimin minimal për fermerët
Situata po rëndohet edhe nga mungesa e fuqisë punëtore, pasi pjesa më e madhe e punës në fushë kryhet nga të moshuarit, ndërsa të rinjtë braktisin bujqësinë për shkak të kostove të larta dhe fitimeve të pamjaftueshme.
Vitet e fundit, fermerët në këtë zonë janë përballur me rritje të çmimeve të inputeve bujqësore, treg të lëkundur për shitjen e prodhimeve dhe mungesë investimesh në sektorin bujqësor.
Kjo situatë po e bën gjithnjë e më të vështirë jetesën nga bujqësia, duke lënë të hapur pyetjen për të ardhmen e kultivimit të mollës në Maliq dhe qëndrueshmërinë ekonomike të fermerëve të kësaj zone.
© SYRI.net