Mungesa e fuqise blerëse dhe cmimi i ulet në treg, ka bërë që fermeret e zones se Gostimes në Bashkinë Cerrik, ka lënë shegën pa mbledhur, duke lënë të prishet. Ata theksojnë se edhe pse ka prodhim të bollshëm , sërish per ta eshte nje vit i vështire pasi me te ardhurat qe marin nga shitja e frutave nuk mund te nxjerin as shpenzimet.
Ata shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje vecse ta lënë në pemë frutin ose ta hedhin pasi blerës nuk ka, për shkak të ekonomisë së dobët të qytetarëve e në anën tjetër shpenzimet gjatë vitit janë të shumta për kujdesin e bimëve.
Ata thonë se çdo investim e kanë nga xhepi i tyre e ndihmën e shtetit në bujqesi nuk e njohin, teksa kjo situatë me cmime të ulëta e shpenzime te pa përballueshme vitet e fundit është bërë më e veshtire dhe ka shkaktuar braktisjen e tokave dhe largimin nga vendi të të rinjve.
© SYRI.net