Pesë turistë shpëtohen në Gjirin e Filikurit

Pesë turistë shpëtohen në Gjirin e Filikurit

16:20, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pesë turistë të huaj janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë, pas dy ndërhyrjeve emergjente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Gjirit të Filikurit.

Sipas informacioneve zyrtare, në rastin e parë katër turistë të huaj – dy shtetas suedezë dhe dy shtetas britanikë – kishin dalë me kajak nga zona e Potamit drejt Gjirit të Filikurit, por humbën kontaktin me grupin për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Era e fortë dhe dallgët i lanë të bllokuar pranë bregdetit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia Kufitare organizoi operacionin e kërkim-shpëtimit përgjatë vijës bregdetare, duke i lokalizuar turistët pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”. Të katërt u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe pa probleme për jetën.

Ndërkohë, në një rast të dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe kishte mbetur e bllokuar në Gjirin e Filikurit. Shërbimet e Policisë Kufitare aktivizuan menjëherë mjetin lundrues, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj drejt Portit të Himarës.

Pas mbërritjes në port, turistja u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut.

Turistët kanë shprehur mirënjohjen për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar nga efektivët e Policisë Kufitare, të cilët mundësuan shpëtimin dhe evakuimin e tyre në kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco