Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta 'pushton' Tiranën, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Rindizet zjarri në malin e mbetjeve urbane në Vlorë, rikthehet rreziku i tymit toksik mbi qytet

21:11, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në ish-venddepozitimin e mbetjeve urbane të Vlorë, duke rikthyer alarmin për ndotjen e mjedisit dhe rrezikun që prej vitesh kërcënon banorët e qytetit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, rreth orës 20:00 janë konstatuar flakët në zonën ku për vite me radhë janë grumbulluar mbetjet urbane. Menjëherë është kërkuar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, ndërsa ekipet kanë nisur punën për izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ngjarja rikthen në vëmendje një nga plagët më të mëdha mjedisore të Vlorës, një problem që prej vitesh ka prodhuar ndotje, tym toksik dhe shqetësim për mijëra banorë, ndërsa zgjidhja përfundimtare vijon të mungojë.

Sa herë që zjarri përfshin këtë zonë, mbi qytet ngrihen re të dendura tymi, të cilat ekspertët i konsiderojnë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve dhe për mjedisin. Banorët kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin se situata përsëritet çdo verë, ndërsa institucionet kanë dështuar të eliminojnë përfundimisht rrezikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco