Lajmi i fundit

Dita 11 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Zhdukja e Eglant Koçit, zbulohen dëshmitë E pamjet filmike, kamarieri: Armand Shakaj tha të fiken dritat

16:47, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kamarieri Enea Zyferi pranon disa veprime të kryera nga pronari i tij Armand Shakaj, që akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e 34 vjeçarit Eglant Koçi. Zyferi u la në burg për përkrahje të autorit të krimit, teksa dëshmoi se Shakaj i kërkoi të fikte dritat e lokalit me pretendimin se do nxirrte një frigorifer. Por pavarësisht kësaj, kamerat kanë regjistruar gjithçka, madje edhe momentin kur dyshohet se pas dhunimit, Koçi u fut në një makinë, në të cilat u gjetën njolla gjaku. Dy shokët e ngushtë dyshohet se u përplasën për shkak të interesave financiare në aktivitetin e kriptovalutave apo fajdeve.

Syri TV
Enea Zyferi, kamerieri që akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin e 34-vjeçarit Eglant Koçi, pranon se ka dijeni mbi disa veprime të pronarit të tij në kërkim, Armand Shakaj, por që nuk është i përfshirë në krim. Para togave të zeza që vendosën sot masën "arrest në burg" ndaj tij, Zyferi tha se nga 41-vjeçari i është kërkuar të fikte dritat pasi do të nxirrte një frigorifer, që në fakt ka dyshime se ky biznes ka shërbyer si vendi i mbajtjes peng dhe dhunimit të Koçit. Pavarësisht se është hequr energjia, kamerat kanë regjistruar duke fiksuar Shakajn me një send të zi në duar, duke e futur në makinë, e ku dyshohet të jetë trupi i të riut të zhdukur.

Zyferi ka pretenduar më tej se e ka parë Koçin duke hyrë në ambientin e punës së Shakajt, por nuk ka dijeni të mëtejshme për fatin e tij, duke shtuar se pronari i kërkoi të çonte makinën në lavazh për ta larë dhe ai e dërgoi diku në fund të Bulevardit të Ri, ku edhe u arrestua, ndërsa makina u sekuestrua.

E teksa kërkimet janë fokusuar kryesisht në periferi të Tiranës dhe qarkun e Elbasanit, ku dyshohet se mund të jetë groposur i riu, ende nuk ka asnjë rezultat.

Hetimet treguan gjithashtu edhe veprimet e autorit të dyshuar për të fshehur provat e krimit, një pjesë e tyre të dokumentuara me pamje filmike si këto që po shikoni në ekran.

Dyshohet se personi i veshur me të bardha është 41-vjeçari Armand Shakaj, që shfaqet në motorçikletën e Eglant Koçit.

Mjetin e ka dërguar në zonën e 5 Majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës, si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën.

Ndërsa këto janë pamjet kur ai kthehet pranë zonës ku banon në këmbë dhe hetuesit dyshojnë se kjo ka ndodhur pasi ka larguar motoçikletën e Koçit nga vendi ku e kishte parkuar për herë të fundit. Policia merr informacion mbi vendndodhjen e kësaj makine dhe paraqitet pranë një lavazhi, ku gjen edhe kamerierin Enea Zyferi, që pranon se i ishte kërkuar nga Shakaj ta çonte për ta larë. Brenda mjetit janë konstatuar njolla gjaku dhe është sekuestruar, ndërsa kampionët janë dërguar për analiza të hollësishme.

Policia dyshon se Eglant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku nuk janë gjetur vetëm në automjet, por edhe në ambientin ku është mbajtur peng. Motivi i krimit dyshohet të jenë përplasjet për portofolat e kriptomonedhave apo skema të dhënies së parave me fajde.

Zhdukja e 34-vjeçarit u denoncua më 4 qershor nga familjarët, të cilët kishin humbur çdo kontakt me të riun që shfaqet në këtë foto, pamjet e fundit që disponon policia për të para se të zhdukej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco