Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Zhdukja e 34-vjeçarit/ Kryepolici i Tiranës: Vijojnë hetimet për gjetjen e trupit, ndihmë dhe nga Kosova

Zhdukja e 34-vjeçarit/ Kryepolici i Tiranës: Vijojnë hetimet për gjetjen e trupit, ndihmë dhe nga Kosova

11:05, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba, deklaroi se vijojnë intensivisht operacionet për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur në Paskuqan, si dhe hetimet për zhdukjen e një 34-vjeçari.

Sipas Torbës, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe janë ushtruar mbi 20 kontrolle banesash në kuadër të kërkimeve për 39-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit. Ai theksoi se në operacion janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA, ndërsa bashkëpunimi me qytetarët ka ndihmuar në grumbullimin e informacioneve.

Sa i përket zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi, drejtori i policisë u shpreh se rasti po trajtohet si çështje sensitive dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga struktura e krimeve të rënda. Sipas tij, kërkimet po përqendrohen kryesisht në rrethinat e Tiranës, me ndihmën edhe të forcave të specializuara.

“Për zhdukjen e Eglant Koçit, ngjarje goxha sensitive, nga ana jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Indicia është marrë nga familjarët e të humburit. Hetimi po ndiqet nga Struktura e Krimeve të Rënda. Është një strukturë e posaçme që po kërkon trupin e tij, kryesisht në rrethinat e Tiranës. Krahas forcave tona, na ka ardhur ndihmë edhe nga FSK-ja. Aktualisht nuk kemi një rezultat konkret”, tha Torba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco