Cerriku në krizë të thellë sociale: Pensionet nuk mjaftojnë as për bukën e përditshme

Cerriku në krizë të thellë sociale: Pensionet nuk mjaftojnë as për bukën e përditshme

10:47, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Indeksimi i fundit i pensioneve me vetëm 2.5% është për pensionistët e Cerrikut një tallje e hapur.

Image

Me rritjen minimale prej rreth 250 lekësh të reja, ata thonë se nuk mund të përballojnë dot as detyrimet ndaj shtetit, e aq më pak të blejnë ilaçet që marrin me listë.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Pensionistët në Elbasan vuajnë për bukë, të zgënjyer nga veprimi i Edi Ramës

Pensionistët tregojnë se me 100 mijë lekë pension nuk arrijnë të blejnë as ushqimet më bazike, duke përjetuar një mungesë të theksuar të qumështit, djathit dhe ushqimeve të tjera.

Situata është aq e rëndë sa shumë prej tyre janë të detyruar të ushqehen vetëm me bukë të thatë dhe të jetojnë në varfëri ekstreme.

LEXO EDHE: 'Me 90 mijë lekë pension s’blejmë dot as bukë, jo më fletore'/ Apeli i gjyshes nga Vlora: Si t’i çojmë fëmijët sot në shkollë?!

Qyteti i Cerrikut duket tani si një vend i mbushur nga të moshuarit, ndërsa të rinjtë janë detyruar të largohen për shkak të mungesës së punës dhe mundësive ekonomike.

Kjo gjendje dramatike nënvizon pasojat e qeverisjes aktuale dhe nevojën urgjente për masa reale sociale për pensionistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco