Penionistët e qytetit të Elbasanit ankohen për vështirësitë e mospërballimit të jetesës dhe shpenzimet që kanë për barnat. Ata shprehen të zhgënjyer nga rritja qesharake që bëri kryeministri Rama. Me 4.1% që iu shtua pensionit të tyre ata thonë se ndihen të fyer e se rritja është e pamjaftueshme.
SYRI TV
Të shumtë janë pensionistët në Elbasan, të cilët ndjehen të zhgënjyer me veprimin e Kryeministrit lidhur me rritjen e pensioneve 4.1%. Një jetë dedikuar punës, sakrificës, kontributit ndaj vendit, ndërsa sot enden në lulishtet e qytetit të harruar plotësisht. Për shkak të punës së rëndë që kanë kryer për vite të tëra, një pjesë e mirë e tyre sot vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa medikamentet u kushtojnë mbi 50 mijë lekë.
Pensionistët shprehen se për shkak të problematikave gjatë ndërrimit të sistemeve, një pjesë e librezave të punës janë djegur e për rrjedhojë pjesa më e madhe e viteve te tyre ka shkuar dëm. Të moshuarit ankohen se askush nuk eshte kujtuar për ta perfshiirë edhe sindikatat.
Të pyetur nga Syri Tv për pensionet që marrin aktualisht, ata pohojnë se të shuma është e papërfilleshme krahasuar me shpenzimet që u duhen për të paguar ilacet e per tu ushqyer . Rritja prej 4.1% është fyese thonë penisonistët, pasi paratë që kanë përfituar shtesë janë të pamjaftueshme.
© SYRI.net