Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

09:22, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një punonjës policie 34-vjeçar, i cili shërbente pranë Komisariatit të policisë Rrugore në kryeqytet.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë akt tragjik.

Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe verifikimin e të gjitha pistave, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje zyrtare mbi ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco