Përmbytjet në Shkodër, Trushi në ditën e tretë nën ujë, banorët: Prej vitesh e njëjta situatë, mjafton të bjerë shi një ditë

Përmbytjet në Shkodër, Trushi në ditën e tretë nën ujë, banorët: Prej vitesh e njëjta situatë, mjafton të bjerë shi një ditë

14:52, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zona e Trushit në Bashkinë Shkodër ndodhet në ditën e tretë të përmbytjes, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe bllokimi i kanaleve vaditëse kanë izoluar plotësisht disa rrugë të zonës.

Banorët shprehen të dëshpëruar, pasi situata përsëritet çdo vit dhe askush nga institucionet nuk ka ndërhyrë për zgjidhje afatgjata.

LEXO EDHE: Kukës/ Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash, rrezik për banorët dhe drejtuesit e automjeteve

“Situata është e njëjtë prej disa vitesh. Mjafton të bjerë shi 24 orë dhe përmbytjet rikthehen. Jemi lodhur duke kërkuar ndihmë,” – tregon një banor i zonës, teksa uji ka pushtuar tokat bujqësore dhe ka dëmtuar prodhimet.

Dëmet në bujqësi janë të konsiderueshme, ndërsa në një banesë raportohet prezencë uji në ambientet e brendshme.

LEXO EDHE: Moti i keq në Elbasan, reshje të dendura shiu dhe erëra të forta sjellin vështirësi në qarkullim

Trushi është një nga zonat më të ekspozuara ndaj përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e kanaleve kulluese dhe investime që të parandalojnë përsëritjen e kësaj situate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco