Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Reshje shiu në Qarkun Kukës, rrugët nacionale të qarkullueshme, disa zona pa energji elektrike

Reshje shiu në Qarkun Kukës, rrugët nacionale të qarkullueshme, disa zona pa energji elektrike

09:08, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qarku i Kukësit vazhdon të përballet me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, por rrugët nacionale mbeten të qarkullueshme normalisht falë punës së vazhdueshme të subjekteve kontraktore.

Nuk ka raportime për emergjenca të rënda nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has, ndërsa disa zona rurale vazhdojnë të kenë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Furnizimi me ujë të pijshëm po bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellësit.

Njoftimi i plotë:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 27.10.2025 është si më poshtë: 

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar. 

Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve. 

Nga subjektet kontaktore është punuar gjatë gjithë ditës për pastrimin dhe mbajtjen e tyre funksionale. 

•Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

•Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. 

•I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç, Nj. Adm Zapod, Topojan, Shishtavec, Kolsh Surroj dhe Malzi bashkia Kukës, Nj. Adm Llugaj dhe fshati Pac Nj. Adm. Bytyç bashkia Tropojë dhe Nj. Adm Golaj bashkia Has.

•Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

FOTO GALERI: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco