Mungesa e mbikalimeve, sinjalistika jo e duhur si dhe ndalimet pa kriter te autobuseve, e kanë kthyer aksin Gjirokaster–Kakavie në vend burimesh aksidentesh. Janë banorët e zonave, të cilët shtrihen përgjatë këtij aksi, ata të cilët kanë ngritur shqetësimin dhe kanë kërkuar marrjen e masave për ti dhënë fund këtij problemi madhor që po merr jetë njerëzish
SYRI TV:
Aksi rrugor Gjirokaster–Kakavie mbetet nje nga me problematiket ne vend. Mungesa e mbikalimeve, sinjalistika jo e duhur dhe ndalimet pa kriter te autobuseve kane shkaktuar shume aksidente ne vitet e fundit.
Banoret e zones kerkojne te merren masa sa i përket ndertimit të mbikalimeve, vendosja e sinjalistikes efikase dhe pika te sigurta per ndalimin e autobuseve.
Vetem disa dite me pare, ne kete aks rrugor prane fshatit Grapsh ndodhi aksidenti i fundit, ku humbi jeten nje 71-vjecare pasi autobusi nuk e kishte zbritur ne vendin e duhur.
Ky incident thekson edhe nje here rrezikun e vazhdueshem te kesaj rruge dhe nevojen urgjente per veprime konkrete.
© SYRI.net