Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës, radhë kilometrike automjetesh edhe në aksin Tiranë–Elbasan

19:41, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbyllja e përkohshme e segmentit të autostradës Vorë–Durrës, për shkak të punimeve infrastrukturore, po sjell pasoja të ndjeshme edhe në akse të tjera kryesore, përfshirë rrugën Tiranë–Elbasan.

Si rrjedhojë e devijimit të trafikut, fluksi i automjeteve që kalojnë përmes Elbasanit në drejtim të jugut të vendit dhe anasjelltas është rritur ndjeshëm. Kjo ka sjellë radhë kilometrike dhe pritje të zgjatura, veçanërisht në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit.

Qindra mjete kanë zgjedhur këtë aks si rrugë alternative për të arritur në Tiranë apo për të vijuar udhëtimin në drejtim të jugut, duke ngarkuar tej mase kapacitetin normal të qarkullimit.
Syri.TV sjell videot e radhëve kilometrike në rrugën Tiranë–Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco