Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarë të shumtë protestojnë në Kakome

Parashikimi i motit për sot, 22 shtator 2025

Parashikimi i motit për sot, 22 shtator 2025

07:12, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në shtrirjen lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Por pas mesditës pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco