Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, të cilat po vazhdojnë prej disa minutash me intensitet të lartë.
Deri në këto momente, nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo përmbytje, por situata mbetet në monitorim, pasi nëse reshjet vijojnë me këtë ritëm, ekziston rreziku i përmbytjeve në disa zona të qytetit.
Autoritetet vendore dhe shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.
© SYRI.net