SYRI TV/ Ngraçani në Mallakastër lëngon shpopullimin, banorët: Dikur në shkollë kishte 200 fëmijë

13:52, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga e amortizuar dhe pamundësitë për të ndërtuar jetën në një zonë rurale, janë shkaku i shpopullimit të fshatit Ngraçan.

Dëshmi e largimit masiv të popullsisë është shkolla e fshatit, ku dikur kishte rreth 230 fëmijë ndërsa të hënën e 8 shtatorit do të nisin mësimin vetëm 7 nxënës.

Rruga kryesore e këtij fshatin është shtruar me rërë bituminoze nga inxhinjeri i naftës Bahri Shanaj ish drejtori i Albpetrolit në vitet 1995 dhe që nga ajo kohë nuk është investuar më.

Edhe pse janë ankuar në bashkinë e këtij rrethi, banorët thonë se çdo premtim ka mbetur në letër, pa asnjë punë dhe investime për zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco