Mesi i gushtit, gjysma e Tiranës pa ujë në çezmat e tyre

Mesi i gushtit, gjysma e Tiranës pa ujë në çezmat e tyre

17:47, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në këto ditët të nxehta të gushtit, qytetarët e Tiranës vuajnë mungesën e ujit në çezmat e tyre.

Siç bëhet e ditur, gjysma e Tiranës është pa ujë, që sipas UKT-së ka ndodhur për shkak të një defekti në rrjet.

Sipas UKT-së zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit janë Kombinat, Prush, Sharrë.

Ndërsa zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, ‘3 Vëllezërit Kondi’, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri dhe Sauku i Vjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco