SYRI TV/ Familja Bramati mes skamjes dhe vuajtjeve, Bashkia Kolonjë u hoqi edhe ndihmën ekonomike

13:45, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fshatin malor të Dokollarës, në zemër të Kolonjës, familja Bramati e siguron jetesën nëpërmjet mbledhjes së bimëve medicinale.

Çaji i malit i shtrirë në shpatet e Gramozit dhe hithrat që gjenden në zonën përreth, janë burimi i vetëm i të ardhurave për dy bashkëshortët, të cilët me mund dhe sakrificë përpiqen të mbajnë familjen.

Ky aktivitet kërkon shumë përpjekje fizike: ngjitje në terrene malore, mbledhje me dorë dhe transportim në kushte të vështira.

Valbona Bramati tregon se edhe pse i sëmurë, bashkëshorti i saj çdo ditë punon për të siguruar bimët që u japin atyre mundësinë e një të ardhure

Përveç punës së rëndë, sfidë mbetet edhe banesa ku jetojnë. Shtëpia e vjetër, e dëmtuar prej kohësh, prej disa muajsh është në proces rikonstruksioni nga bashkia. Por gjatë dimrit të kaluar, bashkëshortët u gjendën pa dyer e pa dritare, të ekspozuar ndaj të ftohtit dhe kushteve të ashpra të zonës malore.

Edhe ajo pak ndihme ekonomike e cila marrej nga familja u shkëput nga Bashkia Kolonjë pa asnjë arsye.

Historia e familjes Bramati pasqyron realitetin e dhimbshëm të shumë familjeve në zonat rurale të Shqipërisë, punë të lodhshme për mbijetesë, banesa të pasigurta dhe apel per ndihme nga institucionet, që në shumicën e rasteve, bëjnë një vesh shurdhër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco