SYRI TV/ I nxehti ndikon te të sëmurët me zemër, kardiologu: Tregoni kujdes në ditët e nxehta

15:43, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pacientët me probleme kardiake duhet të tregohen të kujdesshëm në këto ditë të nxehta me temperatura të larta.
Mjeku kardiolog, Edi Smajlaj, pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës, jep këshilla për personat me sëmundje të zemrës. Nga ana tjetër, ai ngre alarmin për rritjen e numrit të rasteve me infarkt akut të miokardit tek të rinjtë.

Temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme serioze për shëndetin e qytetarëve, ku më të prekurit janë personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës. Kardiologu Smajlaj thekson se së fundmi është vënë re një shtim i rasteve me infarkt akut të miokardit tek të rinjtë, dhe sipas tij, kjo është një situatë shqetësuese që kërkon vëmendje të veçantë.

Ai nënvizon masat që duhet të marrin pacientët me probleme kardiake, duke theksuar rëndësinë e kujdesit në mënyrën e jetesës.
Mjeku Smajlaj apelon për kujdes në ushqyerje dhe rekomandon konsum të shtuar të ujit gjatë këtyre ditëve me temperatura ekstreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco