SYRI TV/ Zjarri shkrumbon rivierën shqiptare, banorët: Janë vendosur qëllimisht

14:01, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarri në rivierën shqiptare ka lënë pasoja të mëdha. Sipërfaqe të mëdha të shkrumbuar, aromën e tymit që prej disa ditësh nuk largohet nga zona e Borshit, por edhe banorë dhe pushues të frikësuar.

Banorët, por edhe pronarët e lokaleve në jug të vendit në zonën e Borshit rrëfejnë momentet e marrjes flakë të bimësisë, por edhe afrimin e zjarrit në afërsi të banesave dhe rrezikun edhe për djegien e tyre. Ata tregojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe dëmet janë të konsiderueshme.

Por dëme të mëdha janë shkaktuar në turizëm. Paniku i krijuar nga flakët dhe tymi i zjarrit ka frikësuar pushuesit në Borsh, të cilët janë larguar nga frika e marrjes flakë të banesave ku ata qëndronin.

"Unë i quaj zjarre jo nga barinjtë, pasi barinjtë nuk bëjnë vaki të djegin në këtë masë. Këto janë zjarre të qëllimshme, arsyeja kryesore ne nuk e dimë pse janë vënë dhe dëmi ishte i pallogariturshëm. Shteti duhet të vërë dorë, sepse dikush po nxitet për këto zjarre, sepse nuk ka mundësi të ndodhin në Borsh, Buzqerras, Kalasë etj"- u shpreh njëri prej banorëve për Syri TV.

Madje pronarët e banesave dhe hoteleve tregojnë se kanë qenë vetë ata që u kanë thënë pushuesve të largohen për sigurinë e jetës së tyre deri sa zjarri të vendosej nën kontroll.

Prej gati një 4 ditësh, riviera shqiptare nga Borshi, Lukova apo edhe zona rreth tyre kanë qenë nën pushtetin e flakëve të zjarrit.

Zjarri dogji sipërfaqe të mëdha me bimë dhe shkurre dhe mbuloi me tym bregdetin në jug.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco