Ngrohja globale është rritja e temperaturës mesatare të sipërfaqes së Tokës, kryesisht si pasojë e aktivitetit njerëzor që çliron gazra serrë në atmosferë.
Ky fenomen shkakton ndryshime të mëdha klimatike, duke përfshirë ngjarje ekstreme si vala të gjata të të nxehtit dhe ngritje të nivelit të detit.
Sipas mjekes greke Sofia Kalantaridou, “Krizat klimatike janë një nga kërcënimet më serioze të kohës sonë për shëndetin e njerëzimit, me pasoja të thella edhe për pjellorinë mashkullore”
Sipas saj, rritja e vazhdueshme e temperaturës ndikon negativisht në prodhimin e spermës, duke ulur numrin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve.
Ajo shton se është veçanërisht shqetësuese fakti që, te kafshët, rënia e pjellorisë për shkak të nxehtësisë mund të trashëgohet edhe te brezat pasardhës, duke rrezikuar kështu zhdukjen e disa specieve.
Efekte të ngjashme vërehen edhe në pjellorinë femërore. Kalantaridou thekson se ekspozimi ndaj stresit termik dhe ndotësve mjedisorë, të cilët shtohen si pasojë e ndryshimeve klimatike, lidhet me pubertet të hershëm, çrregullime të ovulacionit dhe probleme gjatë shtatzënisë.
Përballimi i ndryshimeve klimatike është i domosdoshëm, thekson ajo, pasi ritmi në rënie i lindjeve është gjithnjë e më shqetësues. Një ndër shkaqet kryesore të kësaj uljeje është pikërisht rënia e pjellorisë tek burrat dhe gratë.
© SYRI.net