VIDEO/ Pamje të mjerueshme: Zjarret tentojnë t'i shuajnë me degë e shkurre

10:01, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria po përballet me një situatë alarmante zjarresh në disa vende të territorit, ndërsa temperaturat ekstreme që sot kanë arrijnë deri në 43 gradë celsius kanë përkeqësuar përhapjen e flakëve.

Përballë kësaj situate, shteti po tregohet i pafuqishëm, ndërkohë që zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë në terren po luftojnë me mjete rrethanore, duke përdorur degë dhe shkurre.

Por në mënyrë paradoksale, ministri i Mbrojtjes njofton se këto zjarre po monitorohen nga lart me dronët e shtrenjtë Bayraktar.

“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut,” deklaroi ministri Vengu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco