'Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të nxehta'/ Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

'Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të nxehta'/ Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

07:22, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era pritet të jetë  me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s

Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco