Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Braktisën klubet për qetësinë shpirtërore? Cili është obsesioni më i fundit i Gjeneratës Z për verën 2025?

Braktisën klubet për qetësinë shpirtërore? Cili është obsesioni më i fundit i Gjeneratës Z për verën 2025?

16:29, 30/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas “Verës së Vajzave të Nxehta”, “Hot Girl Summer, Hot Vax Summer dhe Brat Summer”, duket se vera e vitit 2025 është përcaktuar nga një tjetër trend kulturor, por këtë herë më larg shkëlqimit dhe zhurmës së rrjeteve sociale: “Vera e Manastirit”.

Një klip viral në TikTok, i shpërndarë nga përdoruesja @mc667868, ka ndezur një bisedë të re mes të rinjve, ku heshtja, reflektimi dhe tërheqjet shpirtërore në manastire po zëvendësojnë festat e plazhit dhe aventurat e natës. Me mbi 780 mijë shikime, videoja përshkruan përvojën e saj në një manastir katolik, ku thjesht “i dërgove murgeshave një email dhe gjithçka u bë”.

E çuditshme në fillim, por shumë të rinj duket se janë ndjerë të përfshirë në këtë prirje – nga dëshira për të gjetur qetësi përballë presionit të vazhdueshëm social, tek lodhja nga botë moderne. Komentet e ndjekësve e konfirmojnë: “Ndjej që murgeshat na kanë pritur”, “Vajzat janë të rraskapitura totalisht”, “Koha e heshtjes ka ardhur”.

Kërkesa për qëndrime të tilla është rritur aq shumë, sa disa manastire raportojnë se janë të rezervuara për muaj të tërë dhe kanë hapur edhe lista pritjeje. Ky fenomen, ndonëse i ri në formë dixhitale, ka rrënjë të thella në historinë kulturore – kujtojmë “Verën e Dashurisë” të vitit 1967, ku paqja dhe reflektimi ishin në thelb të lëvizjes rinore.

Për ata që dëshirojnë më shumë luks në “Veren e Manastirit”, opsionet ekzistojnë: prestigjiozja Prix Versailles ka listuar ndër hotelet më të bukura për vitin 2025 një ish-manastir të restauruar në Nisë të Francës. Hôtel du Couvent ofron 88 dhoma, banjo romake dhe çmime që variojnë nga 820 deri në 2,300 euro nata – një përvojë luksoze për ata që kërkojnë qetësi, por edhe stil.

Ndërkohë, Brat Summer i vitit të kaluar, i mbështetur mbi estetiken kaotike dhe këngën e Charli XCX, duket se ka humbur shkëlqimin. Në vend të tij, “Vera e Manastirit” ofron një mënyrë më të qetë, tërheqëse dhe introspektive për të përballuar vapën dhe rraskapitjen kolektive.

A është kjo një revoltë e heshtur e brezit të ri ndaj botës moderne? Apo thjesht një tjetër trend që do të zëvendësohet verën e ardhshme? Për momentin, përgjigjja është: pak pushim, shumë heshtje… dhe ndoshta një manastir me Wi-Fi të dobët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco