Banorët e fshatit Myselim në Shkodër i bëjnë apel bashkisë që të vërë dorë dhe të rregulloj rrugën, e cila i lidh ata me fshatra të tjerë. Sipas banorëve rruga me gropa vështirëson jo vetëm kalimin e makinave po edhe të atyre që lëvizin me biçikletë.
Syri TV
Rruga e fshatit Myselim në njësinë administrative Postribë në Bashkinë Shkodër është kthyer në një aks problematik për banorët e zonës për shkak të gropave të shumta
Ndërkohë që situata bëhet më problematike edhe për ata banorë që lëvizin me biçikleta. Ata i bëjnë apel bashkisë së Shkodrës që të ndërhyjë në rikonstruksionin e rrugës e cila prej shumë vitesh përveç hedhjes së zhavorrit nuk ka parë dorën e rikonstruksionit të saj të plotë me asfalt
Kjo rrugë lidh fshatin Myselim me disa fshatra të tjerë të Postribës. Një rrugë e cila ndodhet vetëm pak km larg qytetit të Shkodrës.
© SYRI.net