Pushuesit dhe banorët në plazhin e Durrësit po përballen me pengesa të vazhdueshme për përdorimin e hapësirave publike bregdetare. Atyre nuk i lejohet vendosja e çadrave në hapësirat e plazhit, ndërsa policia e Durrësit ka hequr çadrat e tyre në orët e para të mëngjesit, duke sjellë irritim të tyre.
Syri TV
Qytetarëve në qytetin e Durrësit nuk po u lejohet vendosja e çadrave personale në rërë, si shkak i zaptimit të tyre nga subjekte private. Policia e Durrësit ju ka hequr çadrat private banoreve rreth orës 3 të mëngjesit. Për këtë veprim banorët nuk janë lajmëruar, ndërsa shprehen të irrituar nga veprimi i policisë.
Për më tepër, pushuesit raportojnë se është hequr edhe tabela që sinjalizonte zonën e dedikuar për plazhe publike, duke ngjallur reagime të forta dhe dyshime për zhvendosjen e heshtur të vijës publike të plazhit.
© SYRI.net