Ines Nurja: Shqipëria në gjendje alarmi nga shpopullimi, mbi 50% e popullsisë janë mbi…

Ines Nurja: Shqipëria në gjendje alarmi nga shpopullimi, mbi 50% e popullsisë janë mbi…

22:28, 10/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Staticienia Ines Nurja u shpreh se vendi ynë po plaket me ritme shumë të shpejta. Sipas Nurjas, ajo që i përmirëson deri diku statistikat është Tirana, sepse po të heqim kryeqytetin, 50% e popullsisë në Shqipëri i bie të jenë mbi 50 vjeç.

"Shqipëria është duke u plakur me ritme shumë të shpejta. Largimet më të mëdha janë të moshës 20-39 vjeç, që përbën 54% të popullsisë së larguar. Dhe këto statistika janë në të gjithë Shqipërisë, sepse po të heqim Tiranën, gjendja është shumë më alarmante.

Tirana e rregullon pak piramidën e popullsisë, e bën më të pranueshme deri diku. Në qarqet e tjera mbi 50% e popullsisë janë mbi 50 vjeç. Kjo tregon se ne jemi duke u plakur, madje me ritme shumë të shpejta. Kjo vjen si nga ana emigracionit, ashtu edhe nga lindshmëria, që janë dy faktorët kryesorë që kanë sjellë në këtë rënie” tha Nurja e ftuar në emisionin Log në News24.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco