Matura Shtetërore, sot testi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Matura Shtetërore, sot testi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

07:45, 10/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi do të zhvillohet në ambientet e shkollave të mesme që plotësojnë kushtet e përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore. Nxënësit duhet të paraqiten në orën 08:30, ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Ministria e Arsimit ka përcaktuar një sërë rregullash për zhvillimin e provimit. Të gjithë maturantët duhet të kenë me vete mjet identifikimi dhe të jenë të veshur në mënyrë të rregullt, preferohet me uniformën e shkollës.

Gjatë provimit ndalohet përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër teknologjike. Testi duhet plotësuar me stilolaps me një ngjyrë të vetme dhe maturantët janë të detyruar të firmosin në momentin e marrjes dhe dorëzimit të testit.

Pas këtij provimi, maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 qershor dhe më pas Provimin me Zgjedhje më 24 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco