Me temperaturat që po shënojnë rritje të ndjeshme në të gjithë vendin, ekspertët e shëndetit publik dhe meteorologët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta të verës.
Nxehtësia ekstreme, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Ja disa këshilla praktike që duhen ndjekur:
1. Qëndroni të hidratuar
Pini ujë gjatë gjithë ditës, edhe nëse nuk ndjeni etje. Evitoni pijet me kafeinë, alkool ose sheqer të tepërt, pasi ato mund të çojnë në dehidrim.
2. Shmangni qëndrimin në diell në oraret e pikut
Oraret nga ora 11:00 deri në 17:00 janë më të rrezikshmet për ekspozim në diell. Qëndroni në ambiente të freskëta ose nën hije gjatë kësaj kohe.
3. Vishuni lehtë dhe me ngjyra të çelta
Rrobat prej pambuku dhe liri, të lehta dhe të ajrosshme, ndihmojnë trupin të qëndrojë i freskët. Kapelat me strehë të gjerë dhe syzet e diellit janë të domosdoshme.
4. Përdorni krem mbrojtës kundër diellit
Nëse dilni jashtë, përdorni krem me mbrojtje SPF 30 ose më shumë dhe rilyejeni çdo dy orë.
5. Kujdes me ushqimet
Konsumo më shumë fruta dhe perime të freskëta. Shmang ushqimet e rënda dhe yndyrore, pasi ngarkojnë organizmin në temperatura të larta.
6. Mos lini fëmijë apo kafshë në makina të mbyllura
Temperatura brenda makinës mund të rritet në nivele vdekjeprurëse brenda pak minutash, edhe nëse dritarja është pak e hapur.
7. Freskoni ambientet e brendshme
Përdorni ventilatorë, perde të errëta ose kondicionerë për të mbajtur shtëpinë të freskët. Hapni dritaret në mbrëmje për të ajrosur hapësirat.
© SYRI.net