Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

SYRI TV/ ‘Epoka’ fiton edicionin 3 të ELSA Albania 2025, Spahia: Aktiviteti ka rëndësi të dyfishtë

21:40, 30/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Universiteti Epoka u shpall fitues i edicionit të tretë të ELSA Negotiation Competition 2025, mes katër ekipeve finaliste nga fakultetet më të mira të drejtësisë në vend. Aktiviteti i organizuar nga Frost & Fire Consulting dhe ELSA Albania vlerësoi aftësitë praktike të studentëve në negociata ligjore, duke shpallur Leonardo Bezhin si “Negociatorin më të mirë”.

Universiteti Epoka fiton edicionin e tretë të ELSA Negotiation Competition 2025. Studio ligjore Frost & Fire Consulting, në bashkëpunim me ELSA Albania, organizoi më 30 maj finalen e ELSA Negotiation Competition 2025, një prej eventeve më domethënëse për studentët e drejtësisë në Shqipëri. Në përfundim të një gare të ngjeshur mes katër ekipeve më të mira, fitues u shpall Universiteti Epoka. Studentët simuluan një proces negocimi me kompleksitet të lartë, duke përfaqësuar pozicionet strategjike të klientëve të tyre dhe duke synuar një marrëveshje të ekuilibruar, nën vlerësimin e një jurie me profesionistë të njohur të fushës së ligjit dhe biznesit.

Çmimi për “Negociatorin më të mirë” iu dha Leonardo Bezhit, student i Universitetit Epoka. Partneri menaxhues i Frost & Fire Consulting, Rezart Spahia, tha se ky aktivitet ka rëndësi të dyfishtë

“Nga këndvështrimi ynë, rëndësia është që prekim me dorë brezin e ri studentor dhe aty shohim edhe elementë të mirë që mund t’i përfshijmë në programet tona verore të praktikës apo më vonë si pjesë e stafit tonë”.

Presidenti i ELSA Albania, Konstandino Rroga, theksoi se nisma të tilla ndihmojnë studentët të zhvillojnë aftësi praktike:

“Konkursi i negocimit është një formë ku ndahet inteligjenca racionale me atë emocionale. Përveç njohurive akademike, studentët zhvillojnë mënyra të reja të të menduarit që i shërbejnë tregut të punës”.

Për Leonardo Bezhin, kjo eksperiencë ishte një shpërblim i mirë për punën e gjatë, ndërsa studentja Greta Deliallisi e përshkroi si një përvojë të vlefshme për të ndërtuar karrierën.

Në qendër të kësaj iniciative mbetet studio Frost & Fire Consulting, e njohur për ekselencën në shërbimet juridike të të drejtës së biznesit, dhe bashkëpunimi i saj afatgjatë me organizatën studentore ELSA Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco