Krimbat mund të nuhasin vdekjen dhe kjo ndikon në pjellorinë dhe formën e tyre fizike

Krimbat mund të nuhasin vdekjen dhe kjo ndikon në pjellorinë dhe formën e tyre fizike

14:55, 30/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një studim i ri ka zbuluar se krimbat caenorhabditis elegans (C. elegans) reagojnë fort ndaj erës së ngordhjes së një krimbi tjetër të së njëjtës specie. Këto krimba nuk janë thjesht indiferentë ndaj trupave të ngordhur, përkundrazi, ata i shmangin ato dhe përjetojnë ndryshime të dukshme fizike dhe në sjellje.

Sipas studimit të botuar në Current Biology, era e një krimbi të ngordhur shkakton një reagim të dyfishtë: shmangie të kufomës dhe rritje të pjellorisë në afat të shkurtër, por ulje të jetëgjatësisë dhe kondicionit fizik në afat të gjatë. Studiuesit theksojnë se këto reagime janë pjesë e një mekanizmi të ri sinjalizimi që ndihmon krimbat (dhe ndoshta edhe organizma të tjerë) të njohin dhe reagojnë ndaj ngordhjes. 

Ky fenomen nuk është i panjohur në botën e gjallesave të vogla. Milingonat dhe bletët heqin trupat e ngordhur nga kolonitë e tyre, ndërsa mizat e frutave shmangin kufomat dhe madje edhe ato që kanë parë ngordhjen. Mizat që janë ekspozuar ndaj ngordhjes plaken më shpejt dhe jetojnë më pak.

C. elegans nuk kanë sy, kështu që nuk mund të mbështeten te shikimi për të dalluar të ngordhurit. Studiuesit ekspozuan krimbat ndaj kufomave dhe lëngjeve qelizore të nxjerra prej tyre. Të gjitha krimbat, pavarësisht gjinisë apo moshës, reagonin me shmangie ndaj këtyre stimujve, duke sugjeruar se këto lëngje përmbajnë "sinjale vdekjeje".

Për të kuptuar se si e ndjejnë ngordhjen, studiuesit regjistruan aktivitetin e neuroneve ndijorë të krimbave. Ata zbuluan se neuronet AWB dhe ASH, të njohura për përpunimin e aromave, aktivizoheshin në prani të kufomave. Kjo tregon se krimbat "ndiejnë" ngordhjen përmes nuhatjes.

Substancat që nxisin këto reagime duket se janë metabolitët AMP dhe histidina, të cilët ndodhen brenda qelizave të gjalla dhe çlirohen vetëm kur ato vdesin. Këta metabolitë veprojnë si sinjale të qarta që “diçka ka shkuar keq”.

Sipas autorëve, kjo mënyrë zbulimi e ngordhjes mund të ekzistojë edhe te organizma të tjerë, përfshirë njerëzit. Për momentin, mbetet e qartë se vdekja nuk është vetëm një ndodhi pasive, është një sinjal që ndikon në mënyrën si gjallesat jetojnë./ Discover Magazine - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco